Autoritetet katalunase nuk do të ndjekin urdhrat nga qeveria spanjolle nëse Madridi do të rivendosë kontrollin mbi rajonin, thotë një zyrtar i lartë.

Zëdhënësi i çështjeve të jashtme, Raul Romeva i tha BBC-së se qeveria qendrore po vepron kundër vullnetit të katalanasve.

Ndërsa kryeministri i Spanjës,  Mariano Rajoy ka treguar disa nga planet për të shkarkuar qeverinë e rajonit dhe për të kufizuar disa nga liritë e parlamentit të saj.

Partitë separatiste në Katalonjanë do të diskutojnë më vonë planet e tyre.

Senati spanjoll pritet të miratojë masat e qeverisë të premten së bashku me një propozim për zgjedhje të reja rajonale.