Lideri i Katalonjës ka akuzuar qeverinë e Spanjës për ‘sulmet më të këqija’ mbi demokracinë që nga diktatura e Frankos.

Carles Puigdemont tha se kryeministri Mariano Rajoy po tenton të ‘poshtëroj’ regjionin dhe se nuk do të pranohen planet e tij për pezullim të autonomisë.

Puigdemont tha se Katalonja nuk do të pranojë rregullat direkte nga Madridi.

Spanja pezullon autonominë e Katalonjës duke nxjerrë jashtë loje të gjitha institucionet e rajonit të cilat tashmë nuk kanë asnjë pushtet ekzekutiv, dhe duke rimarrë kontrollin e plotë të rajonit.