Udhëheqësi i Katalonisë, Carles Puigdemont, ka njoftuar se rajoni ka fituar të drejtën për pavarësi nga Spanja, pas referendumit të zhvilluar diten e djeshme.

Ai ka thënë se rezultatet e votimit, të cilat nuk janë shpallur ende, do t’i dërgohen parlamentit katalonas, për të vazhduar me procedurat e tjera.

“Ne, katalanët, e kemi fituar të drejtën për t’u dëgjuar në Evropë”, ka thënë Puigdemont, duke ii drejtuar direkt Bashkimit Evropian. “Qytetarët e Katalonisë e kanë fituar të drejtën të kenë një shtet të pavarur”, është shprehur ai, në një konferencë për media, të mbajtur një orë para mesnatës, të dielën.

Referendumi i pavarësisë së Katalonjës ka marrë mbështetjen e 90 për qind të banorëve të krahinës autonome të Spanjës.

Përpjekjet e qeverisë spanjolle për të bllokuar një referendum rajonal mbi pavarësinë e Katalonias, kanë përfunduar në dhunë pasi policia mbylli vendvotime dhe konfiskoi kutitë e votimit, pavarësisht rezistencës nga votuesit në të gjithë rajonin.

Sipas zyrtarëve katalanas, më shumë se 761 njerëz janë duke u trajtuar për dëmtime të shkaktuara nga oficerët e policisë spanjolle në përleshjet që po intensifikohen.

.Referendumi për pavarësinë e Katalonjës ka filuar në mënyrë kaotike, me përplasje e dhunë. Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalojë votimin që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.

Numri i të lënduarve u konfirmua nga një zëdhënës i qeverisë rajonale katalanase, si dhe në departamentin e shëndetësisë të rajoni