Ankaraja do të jetë e gatshme të diskutojë për çështjet e sigurisë dhe bashkimit të Qipros pas mbajtjes së zgjedhjeve në të dy pjesët e ishullit të ndarë etnikisht, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme qipriot Joanis Kasulidis pas takimit me homologun e tij grek Nikos Koxias në Athinë.

“Turqia bëri të ditur se është e gatshme me Greqinë t’i shqyrtojë çështjet e sigurisë të Qipros. Ajo që kryeministri grek Aleksis Cipras e ka kërkuar para negociatave në Kran Montana dhe kjo do të ishte ndihmë e konsiderueshme”, theksoi Kasulidis.

Ai theksoi se Ankaraja është e gatshme për negociata menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale në Qipro, si dhe pas zgjedhjeve parlamentare në pjesën veriore turke të ishullit.

Raundi i fundit i negociatave për bashkimin e Qipros nën patronatin  e KB-së, u mbajt në pushimoren zviceran Krans Montana nga 28 qershori e deri më 7 korrik.

Në të morën pjesë presidenti qipriot Nikos Anastasiadis, lideri i turqve qipriot Mustafa Akinxhi, si dhe përfaqësues të Britanisë së Madhe, Turqisë dhe Greqisë, në rolin e  garantuesve për sigurinë e Qipros dhe Bashkimit Evropian, në cilësi të vëzhguesve

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh,  pas takimeve theksoi  se “negociatat kanë përfunduar pa u arritur marrëveshje”.

Guteresh atëherë theksoi se të dyja palët kanë mosmarrëveshje të konsiderueshme për një numër të madh të çështjeve.