Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në pres konferencën e kësaj partie e ka pranuar se nuk kanë fituar në asnjë komunë.

Ai theksoi se në disa komuna shkojnë në balotazh. Ai tha se BESA shkon në balotazh në Likovë, Çair, Saraj, Studeniçan, Zhelinë, Tearcë dhe Tetovë.

Kasami ka hedhur akuza ndaj koaliconit BDI-LSDM, duke theksuar se Lëvizja BESA do të arrijë fitore në komunat në të cilat do ketë balotazh./TetovaSot/