Joshua pritet të fitojë 10 milionë funte nga meçi i sotëm me Takam, kurse ky i fundit vetëm 750 mijë.

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, do të zbresë sonte në ring për herë të parë që nga prilli i së shtunës mbrëma, kur nokautoi Wladimir Klitschkon, shkruan Gazeta Express.

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titujt në kategorinë super të rëndë IBF dhe WBA kundër Carlos Takam, pasi kundërshtari i tij i parë Kubrat Pulev është tërhequr nga gara për shkak të lëndimit.

Meçi i madh do të nisë në orën 23:00 (sipas kohës sonë) në Cardiff “Principality Stadium” në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve.

Sipas asaj që raporton “The Telegraph”, Joshua është favorit she besohet se ai do t’i fitojë rreth 10 milionë funte, ndërsa kundërshtari besoni apo jo, vetëm 750 mijë funte.

Në meçin e fundit mes Joshuas e Wladimir Klitschkos, boksierët morën me vete në shtëpi së paku nga 15 milionë euro secili.