Aktivitetet e NATO-s të lidhura me zhvillimin e korit nënoficer, i cili është një prej shtyllave kryesore në realizimin e trajnimeve ushtarake dhe mundëson funksionim më efikas të komandimit, ka qenë tema e bisedës së takimit të sotëm midis nënoficerit kryesor të Komandës federale për operacione në Shtabin Suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë (SHAPE), kapteri kryesor Davor Pete dhe nënoficeri kryesor i ARM-së, kapterit kryesor Sveto Cvetkovski.

Siç informojnë nga ARM-ja, Pete, i cili është për vizitë zyrtare dyditore në Armatën e Republikës së Maqedonisë do të njoftohet me organizimin dhe funksionimin e korit nënoficer të ARM-së, ndërsa bashkëbiseduesit do të këmbejnë përvoja dhe do të shqyrtohet mundësia për avancim të bashkëpunimit në pjesën e zhvillimit të korit nënoficer.

Në pajtueshmëri të programit, gjatë ditës së sotme dhe nesërme është paraparë vizitë e kapaciteteve për trajnim me të cilët ARM-ja disponon në Komandën për trajnim dhe doktrina,, Qendrën ushtarako-mjekësore dhe Regjimentin për operacione të posaçme ku do të realizohen prezantime dhe stërvitje metodike demonstruese.

Gjatë qëndrimit në Shtatmadhori, kapteri kryesor Pete ka realizuar takim edhe me shefin e SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski.