Një grup i lidhur me organizatën e Shtetit Islamik, që po përgatiste atentate në Rusi, u kap në rajonin e Moskës dhe të gjithë anëtarët e tij u arrestuan, njoftuan sot shërbimet rusetë sigurisë (FSB).

”Dy aparate eksplozivi të improvizuara, me fuqi të lartë dhe të gatshme për përdorim, armë dhe granata u sekuestruan gjithashtu gjatë operacionit”, theksoi FSB, që nuk dha detaje për numrin e të arrestuarve.

“Anëtarët e celulës parashikonin kryerjen e akteve terroriste të përmasave të mëdha në vendet shumë të populluara dhe infrastrukturave të transportit”, shtuan shërbimet ruse në një komunikatë.

Sipas FSB, anëtarët e grupit janë me origjinë nga Republika ruse e Kaukazit, me shumicë myslimane dhe i merrnin urdhërat nga të dërguar të huaj.

Ata janë cilësuar gjithashtu si mbështetës të organizatës xhihadiste “Emirati i Kaukazit”