Policia greke ka sekuestruar 163 kilogramë marijuanë në Arte, ndërsa në pranga janë vënë tre persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.

Mediat greke nuk japin emrat e të arrestuarve, por saktësojnë se shqiptari është 32 vjeç, ndërsa dy shtetasit grekë nga 44 vjeç.

Raportohet se policia greke ka ndaluar dy mjete, një prej tyre ishte i ngarkuar me drogë.

Ndërkohë, operacioni policor vijon ende.