Anglia e ka mposhtur 1:0 Slloveninë në “Wembley” për t’u kualifikuar në Botërorin “Rusia 2018”.

Anglia, që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës në Rusi, ka fituar 1:0 ndaj Sllovenisë në “Wembley”, duke ia minimizuar gjasat për kualifikim në Botëror.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi sulmuesi, Harry Kane, në minutën e 93’të, ndërsa ishin dhënë gjashtë minuta shtesë.

Kjo ishte një mundësi e mirë për Slloveninë për të marrë së paku një pikë pasi Sllovakia ka humbur nga Skocia në ndeshjen e parafundit, që tani kjo e fundit ka pushtuar pozitën e dytë.

Ndeshja e fundit kualifikues për kualifikueset e Botërorit do të jetë e rëndësishme për tria skuadrat, Slloveninë, Sllovakinë e Skocinë, që do të luftojnë për pozitën e dytë në Grupin F.