Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Bogovinës, Berzah Bejtullau sot në një takim me gazetarë prezantoi programin e tij për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ai theksoi se do të angazhohet për komunë urbane, mjedis të pastër, infrastrukturë moderne, rrugë të ndriçuara dhe kanalizime të sistemuara, turizëm të zhvilluar, shkallë e lartë e arsimit dhe kulturës, zhvillim të vazhdueshëm ekonomik me standard dhe cilësi të lartë të jetesës.

“Planet urbanistike, infrastruktura rrugore, infrastruktura shkollore, infrastruktura e sistemit të ujrave dhe kanalizimeve janë parakusht për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal. Në mënyrë të detajuar i kemi të parapara të gjitha projektet infrastrukturore edhe për vendbanimet tjera por unë këtu sonte para jush do të përmendi vetëm ato më kapitalet si:

sferën e infrastrukturës rrugore neve do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve dhe rrugicave lokale.

Do të intervenojmë në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimet Rakovec, Novosellë, ,Siniçan dhe në Kallnik. Në veçanti do të merremi me shtimin e sasisë së ujit për pije në vendbanimet  Pallçisht, Kamjan,Pirok dhe Zherovjan.

Do të vazhdojmë me hapjen rrugëve të fushës në të gjitha vendbanimet, hapjen e kanaleve për ujitje me qëllim lehtësimin e punëve për bujqit.

Prioritet i yni do të jetë vazhdimi i ndërtimit të shtretërve të lumenjve ne Bogovinë, Pirok dhe në Pallçisht.

Rikonstruimi i rrugës Bogovinë –Novosellë, ndërtimi i rrugës Urviç-Jellovjan, ndërtimi i rrugës Ciflik –Kallnik.

Ndërtimi i rrugës Bogovinë –Sëllarcë, ndërtimi i rrugës lokale që lidh dy xhamitë e fshatit Kamjan, ndërtimi i rrugës ndër komunale Kamjan-Çellopek, ndërtimi i unazës dhe zgjerimi i urës në Kamjan”, tha Bejtullau.

Në sferën e infrastrukturës shkollore, shtoi ai, do të përfundojë objekti shkollor të Novosellës dhe Rakovecit.

“Në Çiflik do të ndërtojmë shkollë të re për klasë të ulëta ndërsa në vendbanimet Sëllarcë, Rakovec dhe Kallnik do të instalojmë nxemje qendrore dhe hapja e çerdhes komunale. Brenda këtij viti shpresojmë të mbarojmë me sallën shkollore sportive ne Kamjan. Kemi njoftim zyrtar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se brenda muajit nëntor do të fillojmë me ndërtimin e sallës sportive shkollore në Bogovinë. Shpresojmë se brenda mandatit katër vjeçar do të realizojmë edhe dy sallat tjera sportive shkollore tw Pirokut dhe Pallçishtit.

Përpilimi i strategjisë afatgjate për zhvillim të qëndrueshëm të komunës në të cilën do të përcaktohen principet, prioritetet e zhvillimit ekonomik lokal. Tërheqja e investitorëve të huaj dhe nxitja e investitorëve vendas.

Projekti për zhvillimin e turizmit malor, trasimi i rrugës për këmbësorë prej qendrës së Bogovinës  deri te liqeni i Bardhë. Në nivel rajonal do të bashkëpunojmë me qendrën rajonale dhe do të realizojmë projektin për ujërat fekale. Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar prioritet te veçantë do t’i kushtojmë projekteve te kanalizimit fekal ne nivel komunal i cili është projekt i qëndrueshëm”, theksoi Bejtullau, duke shtuar se Komuna do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet tjera si vendase dhe ata ndërkombëtare.

“Qytetarët e komunës së Bogovinës gjithmonë i kanë përkrahur vlerat dhe më të mirën dhe s’kam aspak dyshim që do të kemi përsëri përkrahjen e tyre gjatë këtyre zgjedhjeve”, theksoi në fund kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Bogovinës.