Kandidatët për kryetarë të qytetit të Shkupit dhe këshilltarë komunal kanë dëgjuar kërkesat e rrjetit kundër dhunës ndaj grave.

Pjesë e pakos së masave të kërkuara janë më shumë strehimore, qendra këshilluese, ndihmë juridike falas dhe ndihmë për socializmin e fëmijëve në realizimin e të drejtave themelore të njeriut.

“Kemi katër strehimore në nivel nacional, një qendër këshilluese të vendosur në Shkup, disa qendra për ndihmë juridike pa pagesë në Shtip, Tetovë, Kumanovë dhe tre në Shkup dhe ESOES linjën”,- tha një grua nga Rrjeti i grave.

“Ajo që është e nevojshme, të ketë nga një strehimore në çdo rajon planor me të paktën 25 krevate. Nevojitet të ketë nga një qendër krize me të paktën 10 krevate. Në çdo rajon planor të ketë qendër këshilluese për ndihmë psiko-sociale dhe ndihmë juridike pa pagesë”,- theksoi një grua nga Rrjeti i grave.

“Numri më i madh i grave në rastet e ndarjeve mbeten me fëmijë, prandaj është e domosdoshme ndihma në socializmin e këtyre fëmijëve që t’u mundësohet realizimi i të drejtave themelore të njeriut”,- u shpreh një grua nga Rrjeti i grave.

Ata kanë mbështetur pakon e masave të kërkuara nga Rrjeti i grave dhe kanë premtuar se ato do të jenë pjesë e punës së tyre nëse arrijnë të zgjidhen kryetarë komunash.