Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca, deklaron se ai ka luajtur për skuadrën më të dobët të Milanit në histori. Ai tha se ka luajtur në një përudhë shumë të vështirë te Milani, por thotë se nga aty është larguar me kokën lart, pasi ndihmoi skuadrën të kthehet në garat europiane.

“Vitet e mia te Milani kanë qenë të mira vetëm në aspektin personal. Kam mundur të bëj më mirë, por kam luajtur te Milani më i dobët në histori”, tha Bacca.

“Por, nga aty jam larguar me kokën lart, sepse e ndihmova Milanin të kthehej në Europë dhe ky ishte qëllimi im kur u transferova atje”, tha ai në fund.

Bacca para se të huazohej te Villareali me mundësi blerje për 15.5 milionë euro, për dy sezone në Milan ka shënuar 34 gola në 76 ndeshje.