Në emisionin e fundit në Xing me Ermalin, e ftuara ishte Eni Koçi, e cila mes shumë pyetjesh, u sfidua edhe me një garë të fotografive të femrave më të përmendura në shoubiz

Mes përgjigjeve “jam dhe nuk jam më e bukur” kur doli foto e Kallashit, Eni u shpreh se është më e bukur se ajo.

Ndërkaq duket se Kallashi është prekur shumë lidhje me këtë përgjigje dhe prandaj këtë pjesë kishte vendosur ta publikojë në llogarinë e snapchat.

Që të dyja janë tejet të përfolura në shoubiz, dhe loja me të cilën Eni u përball, nuk kishte asgjë personale. Mirëpo Kallashi e ka marrë ndryshe këtë muhabet.