Chievo-Milan nuk ishte një ndeshje që i dhuroi thjesht 3 pikë në kampionat “Kuqezinjve”, por i futi ata në krye të rekordeve sezonale.

Sipas zbulojnë të dhënat e “Opta”, goli i Kalinic kundër Chievos ishte një gol rekordi.

Realisht janë kryer 43 pasime radhazi për të bërë të mundur çlirimin e sulmuesit kroat nga markimi i mbrojtësve kundërshtarë, e për ta nxjerrë të vetëm përballë portierit Sorrentino.

Ky është një rekord sezonal, që në gjuhën e futbollit konsiderohet si gol “skuadre”.