Aktori turk Ozcan Deniz, i njohur për publikun shqiptar me rolin e Kahramanit në serialin “Një pjesë e imja”, së shpejti të bëhet baba për herë të parë. Partnerja e tij 25-vjeçare Feyza Aktan është në pritje të ëmbël dhe aktori është mjaft i lumtur. Feyza është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe shumë shpejt çifti do të zhvillojë edhe ceremoninë e dasmës.

Por ndërkohë që çifti po merret me përgatitjet e dasmës, një lajm vjen nga ish e dashura e aktorit, Buse Narc?.

Janë bërë rreth 5 vjet nga ndarja e çiftit Deniz dhe Narc? dhe për shumë kohë, ish-partnerja mbante në qafë një tatuazh me emrin ‘Ozcan’.

Por së fundi, nga fotot e postuara, Buse Narc? e ka fshirë tatuazhin me emrin e aktorit duke e zëvendësuar atë me krahët e një engjëlli.

Me gjithë polemikat dhe komentet në rrjetet sociale, ish e dashura e aktorit e ka justifikuar tatuazhin e ri si një shenjë për të atin e saj të ndjerë.

Kështu, historia me ‘Ozcan’ rezulton e mbyllur. Buse Narc? është vetëm një e shkuar për aktorin, i cili mezi po pret në jetë fëmijën e tij të parë.