Një kafkë njeriu që ishte gjetur në një moçal në shekullin e kaluar mund të jetë e një viktime të hershme në botë nga cunami.

Më 1929, gjeologu australian, Paul Hossfeld kishte hasur në këtë pjesë të trupit të njeriut në një breg në Aitape në Papua të Guinesë së Re, shkruan DailyMail.

Origjinalisht mendohet se i përket Homoerektusit, por që kjo kafkë besohet se është nga periudha e mesme Holosene.

Kërkimet e reja në zonën ku është gjetur kafka e varrosur tregojnë se personi kishte rënë viktimë e një cunami që në lashtësi.