Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten e tij, kanë kryer obligimin si qytetarë duke hedhur votën e tyre. Teksa afrohej për t’u kontrolluar nga vëzhguesit, Veseli shfrytëzoi rastin të ngacmojë bashkëshkorten duke i thënë se ka harruar dokumentin identifikues. Pasi një gjë të tillë e kishte bërë në zgjedhjet qendrore të muajit qeshor.

Ai tha se procesi i mbajtjes së zgjedhjeve po shkon mirë, fushata ka qenë pozitive dhe duhet të përfundohet në këtë mënyrë, që vullneti i qytetarëve të shkoj deri në fund. Veseli ka ftuar qytetarët që në mënyrë masive të dalin për të votuar, shkruan rtv21.tv “ Është përgjegjësi kushtetuese dhe e drejtë e tyre. Ata do të vendosin kush do t’i qeverisë për katër vjetët e ardhshme. Ne politikanët do të jemi në shërbimin e tyre”, përfundoi Veseli.