Drejtori Sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta ka hedhur poshtë mundësinë që skuadra e tij do të transferojë në janar mesfushorin Emre Can

Juventus që një kohë të gjatë është në kërkim të mesfushorit gjerman, Emre Can, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri më 30 qershor të vitit 2018.

Sipas mediave të ndryshme thuhej se Juventus do të tentonte në janar transferimin e tij, por kjo është mohuar nga Marotta, i cili thotë se tashmë kanë një skuadër garuese.

“Nuk besoj se ne kemi nevojë për transferime në janar. Ne kemi një skuadër garues”, tha Marotta për Premium Sport.

“Ne kemi tre lojtarë në mesfushë. Ne kemi lojtarë të rinj dhe ne besojmë në ta”