Juventus vazhdon të ndjek nga afër situatën e mesfushorit të Barcelonës, Rafinha

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri vazhdon të kërkojë edhe një mesfushor për pjesën e dytë të sezonit.

Ai ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që gjatë muajit janar të transferojnë mesfushorin e Barcelonës, Rafinha, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

Sipas tyre, Juventus tashmë ka bërë edhe ofertë për Rafinhan, ani pse nuk bëhet e ditur shuma.

Rafinha nuk ka luajtur fare këtë sezon për Barcelonës, një kohë për shkaqe teknike dhe pjesën tjetër për shkak të lëndimit.