Juventus ka gati formacionin bazë për ndeshjen e sotme ndaj Milanit në San Siro.

“Sky Sport” raporton se “Bardh e zinjtë” do të luajnë me Gianluigi Buffonin në portë kurse mbrojtja do të formohet nga katërshja Stephan Lichtsteiner, Daniele Rugani, Giorgio Chiellini dhe Kwadwo Asamoah.

Në qendër të mesfushës do të luajnë Sami Khedira dhe Miralem Pjaniç.

Kurse, katërshja e sulmit pritet të jenë Juan Cuadrado, Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Gonzalo Higuain.

Ndeshja nis nga ora 18:00.