Ka shumë metoda që rekomandohen për të larguar stresin, megjithatë një prej tyre ka pësuar një rritje të madhe të popullaritetit.

Bëhet fjalë për jogan e zhveshur.

Ky trend i ri i ushtrimeve ka nisur nga instruktorja Rosie Rees në Australi, e cila ka themeluar klasa të jogës në tërë vendin.

Të pranishmet nuk e kanë problem që të zhvishen plotësisht.

30-vjeçarja thotë se këto ushtrime nudo kanë për qëllim të frymëzojnë femrat që të vlerësojnë trupin e tyre, pavarësisht formës apo peshës.

Rosie thotë se kjo praktikë është një terapi e vërtetë.

Ajo përmirëson ndjeshëm gjumin, rrit vetëbesimin dhe përmirëson jetën seksuale.