Kënga e re e Era Istrefi, e lansuar me datë 29 shtator, në bashkëpunimi me French Montana, duket se ka marrë jo aq shikime e klikime sa pritej në Youtube.

Vetëm 3 milionë shikime kënga i ka marrë në javën e parë derisa ka komentues të cilit thonë se prisnin më shumë. Duke konsideruar klikimet për këngët tjera të Erës, kjo këngë duket se ende nuk ka depërtuar mirë në veshin e fansave të saj.

Bashkëpunimi me French Montana duket një hap i mirë për karrierën e Erës, së cilës i mjaftoi një këngë për tu futur në tregun e hiteve evropiane, madje edhe botërore, me një këngë në gjuhën shqipe.

“No I Love Yous” titullohet kënga ndërsa në videoklip Era vjen si gjithmonë e freskët dhe me një dukje unike prej këngëtareve tjera në estradë.