Shumë pak dihet për ish-gruan e Vladimir Putinit, Lyudmila Ocheretnaya.

Të paktë janë ata që dinë shumë për familjen e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe në veçanti për ish-gruan e tij Lyudmila Ocheretnaya.

Raportohet se ajo dhe Putin u njohën në fillim të viteve 1980.

Ata u martuan më 1983, kur Putin ishte spiun i KGB’së.

Raportohet se Ocheretnaya urrente të shërbente si Zonja e Parë e Rusisë dhe çifti u nda më 2013.

Pas ndarjes u tha se Ocheretnaya urrente jetën publike.

“Martesa jonë mori fund për faktin se ne shiheshim shumë rrallë”, tha ajo.

Q ë atëherë ajo qëndron larg syve të publikut.

Më 2016 u tha se Ocheretnaya u martua sërish, këtë herë me një burrë 20 vjet më të ri, Artur Ocherety.

Ata blenë një vilë në Francë në vlerën e 7.46 milionë dollarëve