Është ndarë nga jeta babai i Olti Currit, blegërit mjaft të njohur shqiptar.

Ndryshe nga postimet e shumta që ai bën në rrjetet sociale, këtë radhë blogeri ka bërë njoftimin më të hidhur për të, ndarjen nga jeta të babait të tij.

“Lamtumirë babush, do të na mungosh shumë…Zoti të pastë pranë vetes  (Varrimi nesqr ditën e hënë ora 12.00 Durrës)”, njofton Olti Curri.

Këtë të diel një lajm i kobshëm ishte ai i ndarjes nga jeta të gazetares së njohur Adelajda Xhamani, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në zonën e Freskut në Tiranë, si pasojë e një ataku kardiak. Ajo u shua në moshën 31-vjeçare, ndërsa do të prehet në qytetin e origjinës së saj, Kavajën.