Ka kohë që ajo njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të tretë!

Por pavarësisht se shtatzënë, që nga vera kaluan goxha ditë dhe aspak nuk vërehej barku i saj i fryrë pasi aktorja e njohur Jessica Alba kujdesej aq shumë për linjat e trupit të saj.

Megjithatë tani ajo po shuan kurreshtjen e të gjithëve, pasi në mesditën e së shtunës, ajo u pa me barkun prej një shtatzëne teksa po nxitonte drejt një ndeje në Beverely Hills.

Aktorja 36 vjeçare po pret fëmijën e saj të tretë me burrin Cash Warren ndërsa në një prononcim të saj për revistën E! News, Alba ka pranuar se ky është fëmija e i saj i fundit që po pret, pasi nuk do që të lindë më fëmijë të tjerë.