Jennifer Lawrence pohon se ajo ishte kërcënuar që të marrë pjesë në ‘NAKED line up’ nga producentët e Hollywood-it, të cilët i kanë thënë asaj se duket ‘perfekt e q…”

Aktorja fituese e çmimit Oscar tha se asaj i ishte sugjeruar që të humbë peshë dhe i ishte kërkuar që të luajë në filma pornografik nga shefat ekzekutivë të Hollywood-it.

Lawrence pohon se e kishin çnjerëzuar dhe degraduar në ditët e para të karrierës.

Ajo ka folur në Elle Women në Hollywood Awards në Los Anxhelos, duke iu adresuar një numri të madh të akuzave për keqtrajtim seksual drejtuar Harvey Weinstein.

Ajo nuk ka identifikuar ndonjë projekt në të cilin kishte qenë pjesë e tij, ose emra të producentëve , por në fjalimin e saj tha se i ishte thënë të humbiste peshë për dy javë kur ajo ishte e re.

Ajo më herët kishte dënuar Weinstein në një deklaratë për Variety, në të cilën deklaroi se “ishte e shqetësuar të dëgjojë lajme për sjelljen e  Harvey Weinstein”.

“Kam punuar me Harvey pesë vjet dhe nuk kam pasur kurrfarë përvoje të shqetësimit”, ka thënë ajo, duke shtuar se abuzimet e tilla janë të pafalshme dhe absolutisht shqetësuese.