Kendall Jenner ka thënë se ndihet e tmerruar për përfshirjen e saj në politikat famëkeqe komerciale të Pepsit.

Në premierën sezonale të Keeping Up With the Kardashians, modelja 21-vjeçare me lot në sy ka folur për reklamën kontroverse derisa po bisedonte me motrën e saj, Kim Kardashian.

“Unë ndihem me të vërtetë keq për atë se të tjerët janë ofenduar. Ndihem shumë keq se kjo ishte marrë në mënyrë të keqe dhe ndihem tepër budallaqe”, ka thënë Kendall.

Reklama e Pepsit ishte publikuar fillimisht në prill dhe paraqet Kendall duke luajtur në një protestë politike, dhe përdorë soda për të sjellë paqe në mesin e demonstruesve dhe zyrtarëve policorë.

“Unë asnjëherë nuk kam dashur të lëndoj dikë. Sikur të dija epilogun, nuk do ta bëja këtë asnjëherë”, ka sqaruar Kendall duke fshirë lotët.

Në momentin kur reklama kishte dalë në publik, burime të afërta me Jenner  deklaruan se ajo ishte plotësisht e “shkatërruar”, për shkak të kampanjës kontroverse në të cilën ishte përfshirë.

“Edhe pse ajo nuk kishte asgjë të bëjë me produksionin dhe mesazhin e kampanjës, ajo ka fajësuar veten që ishte fytyra e saj”, ka thënë burimet.