Mbesin edhe gjashtë ditë deri në ditën kur duhet me votën e tuaj ta përcaktoni drejtimin nëpër të cilin do të vazhdojë të lëvizë dhe zhvillohet Strumica jonë. Nëse ajo do të jetë rruga e progresit, bashkimit dhe uniteti, si dhe deri më tani apo fillimi i ndonjë epoke të re pa udhërrëfyes të qartë si më tej”, theksoi kandidati për kryetar i Strumicës nga LSDM, Kosta Janevski në konferencën e sotme për shtyp.

“Për zhvillim të ardhshëm të Komunës së Strumicës ofrojmë shumë projekte. Mbi 20 objekte kapitale planifikojmë t’i realizojmë në mandatin e ardhshëm dhe qindra projekte të tjera më të vogla të cilat janë në interes së të gjithë qytetarëve në komunë”, tha Janevski.

Shtoi, se do të ndërtohen sipas planit dhe se duhet të sigurojnë infrastrukturë për të gjithë.