Absolutisht nuk është marrë çelës nga shtëpia e Pançevskit. Ne kur kishim urdhër nga Gjykata të hyjmë dhe të kryejmë bastisje në shtëpinë e Pançevskit aspak nuk kishte nevojë të marrë sende pa nevojë. Ne mund të merrnim gjithçka që i përket urdhrit për bastisje dhe këtë me procesverbal për bastisje e bëmë, ndërsa ajo që kryetari ka xhiruar diçka në banesën e tij, kjo do të duhet të jetë lëndë e një observatori tjetër psikiatrik, deklaroi prokurorja speciale publike Katica Janeva.

Sipas saj, për gjatë gjithë kohës së bastisjes në banesën e ish-kryetarit të Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski është xhiruar nga krim policia nga MPB, ndërsa janë xhiruar edhe bastisje të tjera, siç janë në gjykatë, në banesën e Pançevskit dhe vendeve të tjera ku kanë realizuar bastisje.

“Shumë herë në situata të këtilla kur na kanë sulmuar kemi menduar se është më e rëndësishme ta kryejmë punën tonë dhe t’i lëmë punët e tilla margjinale vetvetiu të rregullohen, për shkak se së pari dhe themelore është ajo që dihet se pse ne hymë në banesën e tij, dihet edhe pse shkuam edhe në gjykatë, të shikojmë se nëse ai po e keqpërdor detyrën e tij zyrtare dhe autorizimin, gjegjësisht se nëse jep sekret zyrtar shtetëror. Kjo është çështje e rëndësishme. Ndërsa tjetra, aspak nuk është e rëndësishme”, thotë Janeva e pyetur se nëse do të ngrejë procedurë për përgjegjësinë e Pançevskit për shkak se ka publikuar xhirim i cili është pjesë e procedurës para-hetuese.

Ajo edhe një herë nënvizoi se nuk është marrë çelësi nga banesa e Pançevskit.

“Absolutisht nuk është marrë çelës. Ndoshta ju duket në kamera sikur po e merr, por kjo nuk është ashtu dhe mendoj se kjo në një moment do të shpjegohet dhe vetë euforia që përfshiu opinionin lidhur me bastisjen. Dëshiruam sa mundemi që të jemi profesionistë dhe sekretë në këtë pjesë të procedurës para-hetuese dhe vetë imponimi nga ana e Pançevskit  se si punon PSP mendoj se e sjell shqetësimi ose pakënaqësia e tij nga ajo se ne profesionalisht po e kryejmë punën tonë”, thotë Janeva.

E pyetur për lëndën “Monstra” dhe se nëse të dënuarit do të lëshohen nga paraburgimi, ajo tha se për herë të parë dëgjon se dikush do të lëshohet nga paraburgimi.

“Kjo, fillimisht, nuk është puna jonë, as në interes tonë. ne e analizuam lëndën ‘Monstra’ që nga dita e parë. Ju duhet të dini, opinioni në çdo moment është i njoftuar se ne në tërësi i analizojmë të gjithë bisedat e përgjuara që janë tek ne. Në mënyrë parciale nuk mund të themi se çka dhe se si do të jetë në raste të caktuara, posaçërisht për rastin “Monstra” të cilin opinioni me vëmendje po e ndjek.

Për atë se nëse të paktën ekzistojnë incizime për këtë rast dhe se nëse janë kërkuar nga ana e Prokurorisë Shtetërore, Janeva deklaroi se prej tyre deri tani nuk janë kërkuar incizime