Dy minorenë nga shtëpia për përkujdesje të fëmijëve pa prindër “25 Maji” në Shkup pardje janë larguar në drejtim të panjohur.

MPB informoi se në Stacionin policor – Çair, një e punësuar në Shtëpinë për përkujdesje të fëmijëve pa prindër “25 Maji” në Shkup, ka denoncuar se në datën 3 të këtij muaji në periudhën nga ora 12:30 deri në 13:30, nga shtëpia në drejtim të panjohur janë larguar dy fëmijë të moshës 15 dhe 12 vjeçare.

Ndërmerren masa për gjetjen e fëmijëve