Katërmbëdhjetë persona janë lënduar lehtë në tetë nga gjithsej 13 fatkeqësi komunikacioni të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Pesë fatkeqësi janë me dëme materiale.

Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh. Pesëmbëdhjetë vozitës e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar, dy vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 12 vozitës të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo e kanë përdorur telefonin celular. Janë hasur 30 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e “karrotrecit” janë mënjanuar 42 automjete.