Kandidati për kryetar të komunës së Kavadarit i VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev në konferencë shtypi iu falënderua qytetarëve të Kavadarit për mbështetjen e marrë dhe fitoren që ia kanë sjellë në raundin e parë.

Theksoi se shumë pak është dashur që në raundin e parë ta përmbyll fitoren.

“Edhe krahas të gjitha presioneve dhe kanosjeve, kavadarasit janë të fuqishëm dhe dinë të vendosin me vendosmëri, ata nuk bien në goditjet e ulëta dhe janë popull i cili di të njohë cilësinë, popull i cili mendon për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Jançev, duke theksuar se programi që e ofron krijon të ardhme të ndritur për komunën.