Në zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni që mbahen sot marrin pjesë kandidatë për kryetar komunash dhe këshilltarë prej 19-të partive dhe koalicioneve, ndërsa 64 janë prej grupeve zgjedhore. Janë paraqitur 260 kandidatë për kryetar komunash dhe 6.627 kandidatë për anëtarë të këshillit në 327 lista.

Nën numrin rendor një në fletëvotim është PSDM-ja, e dyta është Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe RDK, e treta BDI, e katërta Koalicioni për Manastirin – BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. e pesta Koalicioni Së Bashku për Gazi Babën e kryesuar nga BESA, e gjashta LKM, e shtata VMRO-DPMNE, e teta Lëvizja e Unitetit Ndërkombëtar e Turqve, e nënta Aleanca për Shqiptarët, e 10-ta është TMRO, 11-TA është Partia Demokratike e Turqve , GROM është e 12-ta, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE është 13-ti, BESA E 14-TA, PDSH është e 15-ta, e Majta e 16-tas, PPD e 17-ta, Lidhja e Romëve e 18-ta, ndërsa LSDM-ja e 19-ta.

Listat e kandidatëve për anëtarët e këshillit dhe listat e kandidatëve për kryetar të komunave, të cilat janë parashtruar nga parashtruesi i njëjti , do të kenë numër të njëjtë rendor në të gjitha komunat.

Në garën për kryetar të Qytetit të Shkupit janë tetë kandidatë ndërsa janë dorëzuar nëntë lista për këshilltarë. Kandidati për kryetar të kryeqytetit nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja është Petre Shilegov, ndërsa nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE është kryetar aktual i qytetit Koce Trajanovski. Kandidati i së Majtës është Marija Jones, i TMRO Vanço Shehtanski, i PDSH-aë Bekim Fazliu, nga BESA Nafie Selmani, nga Aleanca për Shqiptarët Naim Bajrami dhe LKM Gjorgji Todorov. Lista për këshilltarë për Qytetin e Shkupit kanë parashtruar koalicione e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE dhe e Majta, si dhe TMRO, BDI, PDSH, BESA, Aleanca për Shqiptarët dhe LKM.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni zbatohen në 3.480 vendvotime në 80-të komuna në Qytetin e Shkupit.