Kandidati i Lëvizjes Besa, Zekerija Ibrahimi, sërish është shënjestruar në rrjetet sociale. Ai, së bashku me Adnan Ismailin, themeluesin e Logos dhe Sinisha Aleksovsin janë akuzuar se janë në shërbim dhe punojnë sipas agjendave turke. Afrim Gashi, ish studenti i Horhes, ashtu si edhe Aleksovski, dhe që prej andej e mbajnë komunikimin. Në të njëjtën linjë të njohjes janë edhe me Vladimir Bozhinovskin, i cili i jepte konsulenca Besës”, shkruan në statusin e tij në rrjetet sociale, Bobi Ilievski aktivist i LSDM-së

“Nëse votoni Besën, keni votuar Horhen”, shkruan Ilievski. Sipas tij një muaj përpara se të formohej Lëvizja Besa në kabinetin e presidentit Ivanov janë takuar së bashku Ismaili, Ibrahimi, Gashi dhe Aleksovski. Më tej ai shkruan se Sinisha i ka vijuar komunikimet me Besën përmes Gashit dhe Ismailit për qëllimet e veta informative policore.