Jo vetëm një këngëtare mjaft e talentuar, por tashmë Miriam Cani ka treguar se është një nënë shembullore që i përkushton ditët e saj familjes.

Pas një periudhe të gjatë pauze artistike Miriam Cani është rikthyer më tërheqëse se më parë dhe kurrsesi nuk i mungon frymëzimi.

Pasi ka treguar detaje për projektet e saj muzikore, që do të publikohen së shpejti, Miriami nuk mund të linte pa përmendur nga studio e emisionit ‘Rudina’ dhe vajzën e saj të vogël Ameli.

‘Jam e bekuar që Zoti më fali një fëmijë si Ameli. Unë dhe Albani rregullohemi dita ditës me talentin që ajo shfaq në muzikë. Ka një vesh muzikor që të lë pa fjalë. Unë kam mjaft video të saj, që do i mbeten kujtim për gjithë jetën’, është shprehur Miriami.

Ndërkohë pjesa që i ka prekur më shumë zemrën është humbja e nënës, për të cilën Miriam shprehet se e ka shembull për mëmësinë e saj.

Ajo ka treguar se nëna e saj ka qenë një njeri i qetë, që i ka kushtuar gjithë jetën e saj familjes.