Siç e do edhe zakoni pas martesës, Labi dhe Qëndresa ka marrë rrugën për pushimet e muajit të mjaltit, dhe për këtë kanë zgjedhur një destinacion magjik.

Ata kanë vendosur të shkojnë në Dubai. Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe moderatori nëpërmjet një postimi në Instastory.

Nisur nga fotoja e tij postuar pak ditë pas dasmës ku shihej duke xhiruar për emisionin e tij, u përfol se për shkak të shpenzimeve të shumta për dy dasmat e organizuara, Labi do ta shtynte në kohë muajin e mjaltit, por moderatori na tregoi që paskemi gabuar.

Ai është zhvendosur së bashku me bashkëshorten, Qëndresa drejt Dubait.