Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela pretendimet se koalicioni mes Lëvizjen BESA ndihmon dhe mbron VMRO-DPMNE   i ka quajtur dezinformata. Ai theksoi për Alsat-M se ky koalicion ka për bazë vullnetin e popullit të shprehur në rrethin e parë zgjedhor.

Sela gjithashtu i quajti spekulime të BDI-së informacionet për gjoja largimin e Aleancës nga koalicioni qeveritare duke theksuar se këtë e bërë për të frikësuar popullin.

“Të komentosh dezinformata dhe spekulim, nuk shoh ndonjë hajër. Unë kam përsërit, koalicionimi për raundin e dytë është vullnet qytetarësh. Cila është logjika që të bëjmë koalicion me BDI, kur nga ana tjetër mundohet të na luftojë në vendet tjera ku konkurrojmë bashkë.  Nëse BDI dhe LSDM janë kundërshtarë në Dollnen, a do të thotë se është prish koalicioni, kështu që janë tema, që nuk prodhojnë asgjë dhe kanë për qëllim dezinformimin.”, theksoi kreu i ASH-së.

Sipas tij, koalicioni është bërë për raundin e dytë dhe kjo sipas tij është publike.

Sela gjithashtu tha se nuk është e vërtetë  se ASH do të jetë jashtë qeverisë.