Pasi kreu obligimin e tij si qytetarë i Kosovës, kreu i LDK-së Isa Mustafa, tha se janë qytetarët ata që me vullnetin E tyre do të zgjedhin më të mirin, njofton Klan Kosova.

“Sot është një ditë kur qytetarët vendosin për qeverisje lokale. Ata do të zgjedhin më të mirin, qytetarët me verdiktitin e tyre do ta ndihmojnë demokracinë e vendit”.

“Uroj që të gjithë të dalin të votojnë dhe të japin votën e tyre për ata që mendojnë se e meritojnë”.