Sot ne i shohim ata në botën e magjepsjes dhe luksit, por megjithëse është e vështirë të besohet para se të bëheshin të famshëm, ata ishin marrë me disa punë interesante.

Disa prej tyre kanë harruar se si ishte kjo, ndërsa disa të tjerë kanë ndarë përvojat e tyre.

Brad Pitt

Para se të bëhej njeriu më i dëshirueshëm në Hollywood, Brad Pitt u regjistrua në gazetari, por hoqi dorë më vonë. Para se t’i hynte botës së filmit, ai shiti frigoriferë, kishte vozitur personat e njohur me limuzinë dhe më pas kishte bartur kostumin e pulës për një zinxhir të ushqimit të shpejtë.

Madonna

Mbretëresha e popit dikur kishte shërbyer mysafirët në Dunkin Donuts.

Jennifer Hudson

Para se bota të njihte aftësitë e saja, Jennifer kishte punuar në Burger King.

Rachel McAdams

Për të paguar llogaritë dhe për të mbijetuar, Rachel kishte punuar si kamariere në McDonald’s.

George Clooney

Një nga aktorët më të kërkuar, para karrierës së sotme dëshironte të luante bejsboll në Cincinnati Reds, por nuk iu ofrua kontrata. Pas shkollës së mesme, ai mori një punë në një dyqan këpucësh.

Jennifer Aniston

Rachel e famshme nga ‘Friends’ para famës botërore, bëri para si kamariere dhe në shitjet e telefonave.

Tom Cruise

Para se të fillonte punën si aktor, Tom Cruise kishte dashur të bëhej prift dhe ka punuar edhe si portier në hotel.