Evropa nuk u takon vetëm të krishterëve, Krishterizmi në Evropës ka ardhur disa shekuj para Islamit, edhe atë nga i njëjti vend, deklaroi Bakir Izetbegopviq, anëtar i presidencës së Bosnjës, në tribunën për ekstremizmin dhe islamofobinë  të mbajtur sot në Sarajevë.

“Po ta largonim elementin kulturor dhe identitetin që në Evropë e kanë sjellë myslimanët, atëherë Evropa nuk do të ishte kjo që sot ne e njohim. Ky kontribut shikohet në matematikë, astronomi, kimi, biologji, filozofi, muzikë”, deklaroi Izetbegoviq.

Sipas Izetbegoviqit, babai i të cilit ka qenë udhëheqës i myslimanëve të Bosnjës gjatë luftës civile, myslimanët në Evropë duhet të gjejnë përgjigje ndaj islamofobisë, që shprehet drejt tyre. Izetbegoviq shtoi se ekstremistët islamikë, me sulmet e tyre, qëllimisht japin materiale për shfaqje të myslimanëve si terroristë sepse qëllimi i Shtetit Islamik dhe i organizatave të ngjashme ekstremiste është që të shkaktojë luftë mes myslimanëve dhe pjesës tjetër të botës. Izetbegoviq përkujtoi se ekstremistët siç janë anëtarët e SHI-së janë absolutisht pakicë në botën e islamit.