Hendeku midis qëllimeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe interesat e posaçme të shteteve-anëtare është gjithnjë e më i madh. E gjithë kjo kontribuon në vend të integrimit më të thellë të kemi rajonalizim gjithnjë e më të theksuar. Shtetet gjithnjë e më shumë grupohen me qëllim që me më shumë sukses të ballafaqohen me sfidat, por edhe më mirë t’i shfrytëzojnë mundësitë, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij të dytë në forumin “Kran Montana”, që po mbahet sot në Bruksel, në sesionin kushtuar politikës fqinje të BE-së me fokus të veçantë në “Iniciativën tre dete”.

Presidenti theksoi se kriza e pazgjidhur financiare, kriza aktuale e emigrantëve dhe kriza e rritur e sigurisë pjesërisht i paralizuan institucionet evropiane.

“Duke u marrë vetëm me veten, Unioni e ngadalësoi zgjerimin dhe e anashkaloi lindjen dhe juglindjen e kontinentit”, tha Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë i theksoi Grupin e Vishegradit, iniciativën e Kinës për bashkëpunim me vendet e IEQ 16+1, Procesin Bërdo-Brioni, si dhe “Iniciativën për tre detet”  si shembull të suksesshëm të bashkëpunimit.

“Këto forma të rajonalizimit nuk janë antievropiane, por proevropiane. Ato e plotësojnë vakuumin e bashkëpunimit që u krijua për shkak të krizave të shumta evropiane. Rajonalizimi është mesazh deri te BE-ja që t’i kushtoj kujdes më të madh ndaj lindjes dhe juglindjes së Evropës. Ta vazhdojë zgjerimin, të investojë në lidhjen infrastrukturore, ta hapë hapësirën”, tha Ivanov.

Falë shembullit të Vishegradit, theksoi presidenti i Maqedonisë, sot madje shtatë nga shtetet që janë pjesë e “Iniciativës për tre dete” kanë forca të tyre policore në kufirin e Maqedonisë.

“Këto shtete më drejtpërdrejt i ndihmojnë Republikës së Maqedonisë në luftën kundër emirgrimit ilegal. Bërdo Brioni dërgon mesazh të qartë se anulimi i zgjerimit në kombinim me krizën ekonomike dhe sfidat e sigurisë e bënë rajonin tonë edhe më të prekshëm ndaj faktorëve të jashtëm të destabilizimit. Unioni duhet të kuptojë se procesi i zgjerimit nuk është thjesht çështje teknike, por para së gjithash politike dhe strategjike”, porositi presidenti Ivanov.

Ai theksoi se lidhja infrastrukturore është posaçërisht e rëndësishme për vendet të cilat ende nuk janë pjesë e BE-së.

“Për këtë arsye, republika e Maqedonisë i mbështet projektet për ndërtim të magjistrales Adriatik-Jon, hekurudhën Munih-Stamboll, hekurudhën e shpejtë Budapest-Beograd që përmes Maqedonisë duhet të vazhdojë drejt Piresë, Korridoin 8 dhe kanalin Varda-Morava-Danub. Me këtë do të kompletohet projekti evropian për qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit”, theksoi në fjalimin në Forumin “Kran Montana” presidenti Ivanov, duke shtuar se Maqedonia dëshiron të jetë e lidhur në mënyrë ekonomike, energjetike dhe infrastrukturore, edhe pse nuk është pjesë e “Iniciativës tre dete”.

Në fjalimin e tij presidenti Ivanov e potencoi nevojën për integrim të shpejtë evropian dhe euro-atlantik dhe rritje të bashkëpunimit rajonal në sferën e sigurisë.

Presidenti i Maqedonisë i cili qëndron për vizitë pune në Bruksel, sot kishte fjalim edhe në sesionin zyrtar të hapjes së forumit “Kran Montana”, ndërsa pasdite do të realizojë takim me zëvendëskryetarin  e Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës Didie Reinders. Presidenti Ivanov, dje realizoi takim me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.