Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës, Republikës Çeke dhe Shtetit Kuvajt për Republikën e Maqedonisë.

Në takimin me ambasadorin e ri të Spanjës, Emilio Lorenso Sera, Ivanov ka shprehur kënaqësi nga zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës. Siç kumtoi Kabineti i presidentit, Ivanov ka shprehur falënderim për përkrahjen nga Spanja  për realizimin e perspektivës evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe pritje se përkrahja e tillë do të vazhdojë me intensitet të madh në periudhën e ardhshme.

Presidenti ka theksuar edhe se në periudhën e ardhshme me vëmendje të madhe, por edhe brengosje i ndjek ngjarjet në Spanjë.

“Me këtë rast, do të doja ta theksoj bindjen time se Spanja do të gjejë forca dhe do t’i tejkalojë problemet politike, prej të cilave do të dalë edhe më e fuqishme edhe më e bashkuar”, tha Ivanov.

Duke u përqëndruar në krizën e refugjatëve, në përforcimin e radikalizmit dhe rritjes së sulmeve terroriste, siç ishin paradokohe në Barcelonë dhe Kambrils, Ivanov e theksoi nevojën për bashkëpunim më të afërt në sferën e sigurisë.

Иванов со нов амбасадор на Чепка

Në takimin me Mirosllav Toman, ambasadorin e ri të Çekisë, shefi i shtetit e ka përshëndetur dialogun e frytshëm politik në të gjitha nivelet dhe nivelin e arritur të lartë mes dy shteteve, duke shtuar se Republika e Maqedonisë i jep rëndësi të posaçme ndërtimit të marrëdhënieve të afërta dhe miqësore me Republikën Çeke me të cilën, tha, na lidhin lidhje të fuqishme historike dhe kulturore.

Në takimin me Jakub Altegi, ambasador i sapoemëruar i Shtetit Kuvajt për Republikën e Maqedonisë, me seli në Sofje, Ivabnov ka shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit politik, dhe posaçërisht të atij ekonomik mes dy shteteve.

Иванов со нов амбасадор на Кувајт

“Vlerësoj se ekziston dëshirë e përbashkët që në mënyrë më përmbajtësore t’i zhvillojmë dhe t’i avancojmë marrëdhëniet e ndërsjella për të mirën e vendeve tona miqësore”, tha Ivanov, i cili tre ambasadorëve të sapoemëruar u dëshiroi sukses në kryerjen e detyrës diplomatike.