Iuliano është i bindur se skuadra e tij ka luajtur mirë kundër Flamurtarit, pavarësisht se humbi në shtëpi. Pas ndeshjes ai deklaroi: “Bëmë një ndeshje të mirë. Është rezultat gënjeshtar dhe është mëkat. Gjithsesi jam i kënaqur nga skuadra. Nuk kemi bërë hapa mbrapa, sepse ekipi u paraqit mirë”.

Kjo humbje e largon nga titulli dhe nga treshja e parë Partizanin, teksa italiani thekson: “Diskutimi për klasifikimin është ende i pavend. Më duket herët të flasim që tani. Natyrisht që më vjen keq për këtë humbje, por kampionati nuk përfundon sot. Vetëm duke u përmirësuar mund të provojmë deri në fund”.