Koalicioni Besa- Aleanca për Shqiptarët shihet si jo i rrezikshëm duke marrë parasysh se nuk do të jetë afatgjatë, ngaqë qëllimet e tyre politike janë të kundërta dhe pas këtyre zgjedhjeve ato nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin mes vete. Kështu konstatoi sonte në emisionin “Zig Zag” në Art Channel Rexhail Ismaili, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim. Deputeti Ismaili bëri të qartë se BDI-ja në zgjedhjet e 15 tetorit pati një fitore të madhe me crast fitoi 137 këshilltarë dhe grumbulloi më shumë se 100 mijë vota. Me 29 tetor BDI do të shënojë fitoren e radhës”, tha deputeti Ismaili.

Gazetari Selim Ibraimi I cili ishte pjesë e debatit theksoi se në këto zgjedhje Partia Demokratike Shqiptare do që të votohen kandidatët e BDI-së.

Ndërsa aktivisti Shpëtim Pollozhani theksoi se me ndarjen e partive shqiptare në të djathtë dhe të majtë, ka patur një rrjedhje të votave shqiptare, fenomen goxha negativ për shqiptarët, në vend që të jenë të unifikuar rreth partisë më të madhe shqiptare. Ndër të tjera ai theksoi se Lëvizja Besa dhe ASH gjatë zgjedhjeve parlamentare ngelën në klasë dhe se ky koalicion do të jetë një kthesë o negative, o pozitive.