Shteti Islamik (ISIS) ka bërë një tjetër kërcënim, pas fotos së publikuar me Leo Messin dhe Neymarin.

ISIS kërcënon se do të kryej sulme terroriste në Kupën e Botës “Rusia 2018”, duke përdorur një tjetër foto.

Pas fotos me trajnerin Didier Deschamps, si dhe Leo Messin e Neymarin, tani është përdorur foto e Cristiano Ronaldos. Portugezi shihet me sy të nxirë në prag të ekzekutimit.

Shteti Islamik (ISIS) thonë se nuk do të ketë qetësi, derisa të gjithë të bëhen myslimanë.

Kupa e Botës do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi në vitin 2018.