Grupi xhihadist i Shtetit Islamik (SHI) e mori përgjegjësinë për bombardimet e sotme vetëvrasëse në lagjen e Vazir Akbar Khanit në kryeqytetin afgan Kabul.

“Ishte një mision vetëvrasës të luftëtarit tonë, i kryer me një rrip eksploziv në lagjen diplomatike Vazir Akbar Khan në Kabul, publikoi agjencia e lajmeve  të SHI-së,  Amak.

Sipas policisë afgane, bombarduesi i vetëvrasjes ishte midis 12 dhe 13 vjeç.

Sipas lajmëroi DPA, gjatë sulmit në Vazir Akbar Khan, ku ndodhen shumica e ambasadave të huaja dhe institucioneve qeveritare, të paktën katër vetë janë vranë dhe rreth 15 janë plagosur.

Paraprakisht, u kumtua se gjatë shpërthimit kanë vdekur tetë persona, ndërsa një dëshmitar okular i ngjarjes për agjencinë kineze Sinhua deklaroi ka parë 12 trupa të pajetë, kryesisht civilë, të shtrirë në asfalt.

Rajoni  i shpërthimit është e rrethuar nga forcat e policisë, dhe mbi rajon fluturojnë helikopterë.