Ju informojmë se në bazë të ankesave dhe parashtresave të qytetarëve dhe shoqatave civile për dukurinë e shpeshtuar të shfaqjes së erërave të pakëndëshme në ajër, sidomos në mbrëmje pas mesnate, deri në orët e hershme të mëngjesit dhe nevoja e gjetjes së burimeve të mundëshme të ndotjes së ajrit, më 6.10.2017  nga ora  1.30 deri në orën  6.30 janë realizuar aktivitete për mbikqyrjen e jashtëzakonshme të territorit në komunat Karposh dhe Gjorçe Petrov. Aksionin e koordinoi Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) përmes u.d. drejtorit Miroslav Bogdanovski, ndërsa në të morën pjesë inspektorë shtetërorë të ISHMJ, inspektorë i autorizuar  i k. së Karposhit, inspektor  i autorizuar dhe menaxher komunal i Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të MPB.

Mbikqyrjet janë realizuar në masën më të gjerë të dy komunave, ku u vizituan një numër lokacionesh të caktuara, edhe atë: rruga Skupi nga Spitali Sistina deri në fund të rrugës; Momin Potok ; përballë Hotelit  Aleksandar Pallas dhe përballë Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit   8-të  Shtatori, rruga e Novoselës, stacioni për trajtim i l. Lepenc; hekurudha  Gjorçe Petrov përballë  përballë Stacionit për inspektim teknik në rrugën Novosellë; të gjitha rrugët e vogla nga rr. Skupi deri te fabrika Ading Shkup, si dhe Alkaloid Kimi – Farmaci; Gjorçe Petrov dhe derdhja  e lumit Lepenec në lumin Vardar; rruga përgjatë lumit Vardar  deri te  spitali i  Sistinës duke përfshirë edhe Urën Gazela te  TV Kanal 5; rrugët në spitalin psikiatrik të Bardovcit dhe në fushën e vjetër të futbollit në vendbanimin e Zllukuqanit .

Konstatimi nga mbikqyrja e jashtëzakonshme është se në të gjithë këto lokacione gjenden deponi të egra të mbeturinave të llojlojshme komunale që digjen në vend, ndërsa në dy lokacionet pas Akua Parkut te h. Aleksandar Pallas dhe përballë spitalit 8-të Shtatori janë ndërtuar vendbanime të improvizuara.

Sa i përket subjekteve juridikë, në të njëjtin aksion janë kryer mbikqyrje në dy subjekte me A-PIKN Lejet, ADING dhe ALKALOID –Gjerçe Petrov, me ç’rast u konstatua se këto dy instalime nuk kanë proces punues. Të gjithë magazinat për lëndë të para sekundare në këtë rast u mbyllën, përkatësisht ata nuk punonin fare.

Gjatë mbikqyrjes nuk u evidentua asnjë aktivitet i subjekteve juridikë të cilët ndodhen në territorin e dy komunave.

Në pajtim me ingirencat ligjore, e që kanë të bëjnë me sipërfaqet publike ku ishin  hedhur mbeturina komunale , ISHMJ do ti drejtohet komunave kompetente me qëllim të pastrimit të këtyre dy mbeturinave të egra në një kohë më të shkurtër të mundëshme  Nga ky aksion është përgatitur edhe një foto dokumentacion .

Veprime  të këtilla të koordinuara dhe të zgjeruara , me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhëshme.

Ju falënderit për bashkëpunimin .