Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë ditës së djeshme ka pasur një ndërhyrje kirurgjike në zemër.

Gazeta Express merr vesh se Sejdiut të mërkurën i është bërë ndërhyrje në arterien koronare, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Tani pas operimit, gjendja e tij shëndetësore, është qëndrueshme.

Ish – Presidenti i Kosovës i cili kishte marrë postin më të lartë në vend pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006, është operuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Siç merr vesh gazeta nga zyrtarë në këtë spital, atij i është vendosur një arterie koronare, ose siç njihet ndryshe ‘by-pass’.

Sejdiu ka udhëhequr edhe me Lidhjen Demokaratike po ashtu pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, duke ardhur në krye të saj në vitin 2006.

Po ashtu Sejdiu kishte udhëhequr bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë të cilat janë zhvilluar me palën serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar e që në vitin 2008 kishin rezultuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.