Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter thotë se do të udhëtonte në Korenë e Veriut si përfaqësues i Administratës Trump për të ndihmuar në uljen e tensioneve për shkak të të cilave ka frikë për një Luftë të Tretë Botërore.

93 vjeçari tha se është i gatshëm të marrë këtë përgjegjësi nëse autorizohet nga Presidenti amerikan Donald Trump.

“Po, do të shkoja”, u përgjigj ai, i pyetur nëse ishte gati të merrte një përgjegjësi të tillë.

Demokrati Carter, i cili shërbeu si Presidenti nga viti 1977 deri më 1981, për një çështje të tillë thotë të ketë biseduar me H.R. McMaster, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, i cili është edhe mik i tij, por se ka marrë përgjigje negative.

‘I thash atij se isha gati nëse ata kanë nevojë për ndihmën time”, tha ai.

Më 1994, Varter udhëtoi në Pyongyang, për të negociauar programin nuklear me Kim Il-sung, liderin e atëhershëm, gjysh i liderit aktual,

“Për shkak të kësaj situate, i frikësuar jam edhe unë”, tha ish-presidenti.